
Pse Kpop Magic Shop AL punon kryesisht me porosi paraprake (Pre-orders)?
Share
Në Shqipëri, tregu për K-pop është ende i vogël, dhe fansat e këtij zhanri nuk janë të shumtë.
Një pjesë e tyre janë të mitur dhe nuk kanë mundësi të blejnë vetë. Ndërsa të tjerët, që kanë interes të vazhdueshëm për produkte të reja, kërkojnë të shohin gjithmonë produkte të te reja dhe e të ndryshme.
Megjithatë, vetëm një përqindje e fansave në Shqipëri është e interesuar për të blerë produkte zyrtare dhe jozyrtare të K-pop-it.
Kjo na bën që të fokusohemi vetëm te produktet më të reja, për të qenë gjithmonë në kohë me trendet më të fundit.
Krijimi i një stoku produktesh nuk do të ishte i favorshëm. Edhe për fansat do të ishte më pak interesant, pasi do të shihnin gjithmonë të njëjtat produkte të vjetra.
Prandaj, sistemi i porosive paraprake (pre-orders) është ideal për numrin e vogël të fansave të K-pop në Shqipëri.
Kjo mënyrë ju jep mundësinë të keni gjithmonë produktet më të fundit, të kërkoni disa artikuj të personalizuar sipas dëshirës tuaj dhe të gjeni pothuajse çdo gjë për grupet ose artistët tuaj të preferuar.
I vetmi disavantazh është pritja, por fundja, çfarë janë dy javë pritje kur mund të kesh atë që gjithmonë ke dashur?